Trump flet në Arizona, sulmon përsëri mediat!

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbajti nji fjalim të gjatë të Martën mbrama, ku mes të tjerash akuzoi mediat, tue i barazue gazetarët me tradhtarët dhe tue i quejt ata “njerëz të këqi që nuk e pëlqejnë vendin tonë”.

Gjatë nji tubimi politik në Qendrën e Konferencave në Fenix të Arizona’s, presidenti lexoi deklaratat e maparshme, në të cilat ai kritikonte neo-nazistët dhe Ku Klux Klanin mbas përplasjes fatale të 12 Gushtit në Charlotsvill të Virginia’s.

Por, Presidenti la pa përmendë fjalët që ngjallën ma shumë debate javën e kalueme, me të cilat ai fajësonte për dhunën “të dyja palët”.

Trump akuzoi gjithashtu mediat se nuk i raportonin komentet e tij. “A i përmendi media fjalët e mia se racizmi asht i keq?

”“Jo!” – u përgjigj turma me za të naltë.

“Unë jam njeri që dëshiron me tregue të vërtetën,” tha Trump.

“Jam njeri i ndershëm.”