Trump i ashpër me Jong-un : Tash e mbas s’ka kthim!

Presidenti Amerikan Donald Trump ka deklarue sot se të gjitha opcionet për përgjigje ndaj Koresë Veriore janë në tavolinë, mbasi Pheniani ka shkrep raketën balistike mbi Japoni.

“Bota e pranoi porosinë e fundit të Koresë Veriore shumë qartë: ky regjim po tregon urrejtje ndaj fqinjëve, ndaj gjithë anëtareve të KB dhe ndaj minimumit të standardit të pranueshëm të sjelljes ndërkombëtare”, ka thanë Trump në kumtesën të cilën e ka publikue Shtëpia e Bardhë.

Simbas fjalëve të tij, kërcënimet dhe akcionet destabilizuese vetëm se e rrisin izolimin e regjimit të Koresë Veriore në rajon dhe në mes të gjitha shteteve në botë.

“Krejt opcionet janë në tavolinë”, ka thanë Trump.