Trump i bani mafias nji ofertë të parezistueshme…!

David Cay Johnston, gazetar i njohun, fitues i çmimit Pulitzer, në nji libër biografik për Donald Trump, kandidat për president në SHBA, zbulon detaje tronditëse.

Nji ekstrakt i librit të tij asht publikue nga Daily Mail.

Fillimisht kallxohet se sa i pamëshirshëm asht Donald Trump edhe me njerëzit e gjakut të tij.

Nipit të tij i lindi nji fëmi me probleme shëndetësore. Fatura për shërimin shkonte afër 1 milion dollarë.

Vëllai ma i vogël i Trump, Robert, e siguroi nipin se faturën kishin me pague ata.

Por, mbas vdekjes së babait të Donald, Fred Snr, nipi vendosi të ngritë padi, mbasi mendonin se ai nuk u kishte lanë shumë pare në testament.

Donald, i zemëruem, vendosi ta ndërpresë pagesën për mjekimin e fëmiut të tij.

Por, ma e frigshme doket marrëdhania me mafian.

Donald Trump u lidh me Roy Cohn, nji prej njerëzve ma të pamëshirshëm në SHBA.

Cohn, nji avokat i njohun, kishte lidhje të forta me mafian.

Ai e ndihmoi Trump kur e paditën për diskriminim racor, mbasi nuk i shiti nji apartament nji grueje me ngjyrë, por dy klienteve të bardha ju tha se kishte apartamente të lira.

Marrëveshja që vulosi bashkëpunimin e Trump me mafian ishte ajo me dy klientë të Cohn, dy prej mafiozëve ma të mëdhaj në SHBA.

Në vitin 1978, Trump punësoi firmat e këtyne mafiozëve për të ngritë Trump Tower.

Në vend që të përdorte çelik, ai përdori beton të gatshëm nga kompanitë e Anthony ‘Fat Tony’ Salerno dhe Paul Castellano- klientët e Cohn.

Trump nuk kishte asnji problem me sindikatat, mbasi mafia i kontrollonte ato.

Lidhjet e Trump me mafiozët vazhduen edhe për çashtjen e kazinove.

Nji prej miqve të tij ishte edhe mafiozi Bob Libutti.

5-288