Trump i premë: S’ka zgjidhje me dialog!

Presidenti Amerikan Donald Trump ju asht përgjigj sot zanave të shumtë për mundësinë e zgjidhjes së krizës mes SHBA’ve dhe Koresë së Veriut nëpërmjet nji dialogu.

Vetëm me nji fjali ai e hodhi poshtë këtë opcion sepse simbas tij kërkesa për nji zgjidhje diplomatike të krizës me regjimin e Phenianit ishte e destinue me dështue.

“Që prej 25 vjetesh, SHBA po diskuton me Korenë e Veriut. Me dialogue nuk asht zgjidhje!”, shkroi Presidenti amerikan vetëm 24 orë mbas lëshimit nga regjimin i Kim Jong-un të nji rakete qe kaloi edhe mbi territorin japonez.

Administrata e Donald Trump, ashtu si ajo e paraardhësit të tij, Barack Obama ka qenë e ashpër përballë regjimit koreanoverior, me shpresën për me ba me heqë dorë nga programet bërthamore dhe balistike.

Kreu i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson rikonfirmoi gjithashtu se ishte i hapun për negociata me Phenianin, me kushtin që ato të përqendrohen në denuklearizimin e Koresë së Veriut.