Trump ja kthen Clinton’it, çka thotë për rusët

Kandidati republikan për president, Donald Trump ka thanë se kundërkandidatja e tij demokrate Hillary Clinton, nuk do të ishte në gjendje të përballonte kundërshtarë të fortë si presidentin rus, Vladimir Putin.

“Hillary ka dëshirë me lue ashpër me Rusinë. Por Putin e shikon atë dhe qeshë”, ka thanë Trump, teksa ka ba fushatë në Virginia.

Këto deklarata të Trump, vijnë vetëm nji ditë mbasi demokratët e akuzuen atë se ka inkurajue Rusinë që me ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA, përmes sulmeve kibernetike.

Tue hedh poshtë akuzat e Clintonit dhe demokratëve, Trump ka përsërit zotimin e tij se ka me punue me Putinin “për me zgjidh problemet” që po vijnë nga grupi militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak, ndërkaq Clinton ka thanë se ajo ka me ba çdo gja për me mposht ISIS.

Rusia ka mohue çdo përfshimje në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe sulmet kibernetike ndaj demokratëve.