Trump ju drejtohet amerikanëve: Kam me punue me realizue andrren amerikane!

Presidenti i ri amerikan Donald Trump asht shpreh i emocionuem para masës menjiherë mbas rezultateve të cilat nxorën atP si President.

“Sapo mora telefonatë nga Hilary, ajo me uroi fitoren. Unë e uroj atë dhe familjen për kampanjën perfekte që ka ba”, ka thanë Trump.

“Asht koha për ne që të bashkohemi si nji popull i vetëm. Unë do të jem president i gjithë amerikanëve”.

“Kam me punue me realizue andrrën amerikane. Kam me i mbështetë projektet e secilit popull në botë. Cdo amerikan do ta ketë mundësinë me realizue andrrën e tij”

Ai i ka thanë masës se puna e politikës asht mjaft e vështirë dhe e “ndyme”, mirëpo, tash kemi me punue së bashku.

Mbas fjalimit të tij drejtue masës, presidenti i ri i Shteteve të Bashkueme të Amerikës filloi me ba prezentimin e secilit person që i ndihmoi, por edhe prezentimin e atyne që do të punojnë krahë tij.