Trump kallxon se sa emigrantë ka me i dëbue nga Amerika

Presidenti i sapozgjedhun amerikan, Donald Trump, ka thanë sot se asht tue planifikue m’i dëbue menjiherë dy deri në tre milionë emigrantë pa dokumente, dhe se ka me ndërtue murin përgjatë kufinit amerikan me Meksikën.

Në nji intervistë për emisionin “60 minuta” të CBS, e cila transmetohet sonte, e që asht intervista e parë qysh kur i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA – Trump insistoi se ka me ndërtue murin përgjatë kufinit amerikan me Meksikën, premtim ky i bamë gjatë fushatës presidenciale që ishte jetësor për të.

“Ajo çfarë kemi me ba asht se kemi me i dëbue njerëzit që janë kriminelë dhe kanë histori kriminale, grupet kriminale, shpërndamësit e drogës, ndoshta dy apo tre milionë prej tyne, nga vendi jonë,” ka thanë Trump.

“Kemi me i dëbue nga vendi, sepse ndodhen këtu ilegalisht,” ka shtue ai.