Trump kallxon sot se qysh ka me u shkatërrue ISIS

Kandidati republikan për president, Donald Trump thotë se sot ka me fol për “realizmin e politikës së jashtme” që fokusohet në mënyrën se qysh ka me u shkatërrue grupi terrorist, Shteti Islamik dhe grupe të tjera të njajta.

Këtë, Trump ka me ba përmes nji fjalimi që ka me mbajtë në Ohio.

Kandidati republikan ka me thanë se SHBA’të duhet të bashkëpunojnë me të gjithë që kanë qëllim shkatërrimin e ISIS’it, pamvarësisht mospajtimeve në tema të tjera.

Trump gjithashtu, pritet me propozue nji politikë të re imigracioni, simbas së cilës SHBA’të kanë me ndalue dhanien e vizave në raste kur verifikimi i duhun i aplikuesit nuk asht i mundshëm.