Trump kështu u përgjigjet akuzave se u kallxoi rusëve nji informacion sekret

Presidenti Donald Trump ka mbrojt “të drejtën absolute” për me shkëmby informacione me Rusinë, mbas akuzave se ju ka kallxue diplomatëve rusë informacione sekrete.

Trump shkroi në Twitter se ia kishte nda “fakte që kishin të banin me terrorizmin dhe sigurinë e linjave ajrore” dhe se donte që Rusia të bante ma shumë për me luftue Shtetin Islamik.

Theksojmë se Presidenti amerikan u takue me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Zyrën Ovale javën e kalueme.

Mediat amerikane raportojnë se Presidenti Trump i ka thanë Ministrit të Jashtëm të Rusisë nji informacion të klasifikuem.

Simbas ‘Washington Times, zbulimi i informacionit të klasifikuem nga Trump konfirmohet nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë në Washington.

Mediat amerikane raportojnë se informacioni ishte sigurue nga nji vend partner i SHBA’ve në bazë të nji marrëveshje për ndamjen e informacioneve mes Inteligjencës amerikane dhe Inteligjencës së shtetit në fjalë.

Ky informacion konsiderohej shumë sekret aq sa detajet janë mbajt të mshefta edhe ndaj vendeve aleate të SHBA’ve dhe madje mbrenda qeverisë amerikane.