Trump, këtij njeriu ja ka besue transferimin e pushtetit n’Amerikë

Simbas mediave amerikane, nënpresidenti i zgjedhun, Mike Pence, ka me marrë drejtimin e ekipit të transferimit të pushtetit të presidentit Donald Trump në vend të guvernatorit të New Jersit, Chris Christie, i cili po drejtonte ekipin në fjalë.

Gazeta New Jork Times njoftoi për ndryshimet tue citue burimet pranë fushatës së zotit Trump.

Njoftohet që presidenti i zgjedhun, Donald Trump, t’u ketë thanë këshilltarëve se dëshironte të vinte në funksion pervojën e Pence në Washington për me ndihmue për nji tranzicion të shpejtë në muejin Kallnor.

Simbas njoftimeve, nji komision ekzekutiv që përfshin edhe deputet kanë me këshillue zotin Pence në këtë proces.

Guvernatori Christie pritet me shërby si nji prej nënkryetarëve të ekipit tranzitor së bashku me ish kryebashkiakun e qytetit të New Yorkut, Rudy Giuliani.