Trump: Korea ka m’u shkatërrue nëse rrezikohet Amerika dhe aleatët e saj!

Presidenti i Amerikës, Donald Trump asht tue mbajt nji fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’s.

Trump ka “kërcënue” Korenë e Veriut, se nëse e sulmon Amerikën ose partnerët e saj, atëherë ai ka me shkatërrue Kim Jong-un.

“Nëse SHBA asht e detyrueme me mbrojtë veten ose aleatët e saj, na nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse me shkatërrue tanësisht Korenë e Veriut”, tha Trump.

Trump tutje ka deklarue se nuk ka me përkrah asnji marrëveshje me vendet e tjera në të cilat Amerika ka m’u shfrytëzue.

“Na kemi marr pjesë në lufta jashtë territorit, por kurrë nuk kemi kërkue zgjanim territorial”, deklaroi Trump.

 

Shperndaje në: