Trump kundër Kosovës, për çka ju kerkon falje serbëve

Kandidati për President të SHBA’s, Donald Trump në nji intervistë për revistën “Nedeljnik” u ka kërkue falje serbëve për bombardimet e vitit 1999.

“U kërkoj falje serbëve për bombardimet që ndodhën në vitin 1999”, ka thanë Trump.

Miliarderi amerikan, ka thanë se ai ka me u zotue në forcimin e marrëdhanieve në mes të SHBA’s dhe Beogradit.

“Bombardimet ndaj serbëve, ishin nji gabim i madh. Serbët janë njerëz shumë të mirë”, ka thanë Trump, derisa ka përmend se Clinton ka krije rrëmujë në Ballkan.

Trump, gjithashtu, ka thanë se ai ka me krijue marrëdhanie të mira edhe me Rusinë e Putinit, por u zotue se ka me luftue kundër ISIS.

Po ashtu, ai u bani thirrje shtetasve amerikanë me origjinë serbe me votue atë në zgjedhjet presidenciale.

 

nedalje