Trump: Ky shtet po bashkëpunon me Korenë e Veriut

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Donald Trump, thotë se prova iraniane e raketës së re ballistike, tregon se marrëveshja madhore atomike asht e diskutueshme dhe se Irani bashkëpunon me Korenë Veriore.

“Irani posa e ka testue raketën ballistike me kapacitet për me arritë në Izrael. Ata po ashtu, punojnë me Korenë Veriore. Nuk ka mbetë shumë nga marrëveshja që e kemi!” ka shkrue mbramë vonë në rrjetin Twitter, presidenti Trump.

Irani e ka testue raketën përkundër vërejtjeve nga Washingtoni.

Transmetuesi shtetëror iranian, IRIB, ka dhanë pamje të lansimit të raketës, Khorramshahr, që së pari ishte zbulue në paradën ushtarake të profilit të naltë para dy ditësh, me të cilën ashtë shënue lufta e viteve të 80’ta ndërmjet Iranit dhe Irakut.

“Kjo asht raketa e tretë iraniane me rreze të veprimit prej 2 mijë kilometrash”, u tha në raportin e transmetuesit.

Shperndaje në: