Trump mbrrinë në Paris për festën e 14 Korrikut

Presidenti Amerikan, Donald Trump mbërriti sot në Paris për me takue homologun, Emmanuel Macron dhe për me marrë pjesë në paradën tradicionale ushtarake franceze të 14 Korrikut, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Trump do t’ja kushtojë mëngjesin e tij personelit civil dhe ushtarëve amerikanë, para se me fillue pjesa diplomatike dhe përkujtimore e vizitës.

Presidenti Amerikan, Donald Trump, i cili po përballet me dyshime të tjera për bashkëpunim me Rusinë, ka m’u takue me Presidentin Emmanuel Macron, i cili parashikon se mundet me krijue nji marrëdhanie ma të afërt me Presidentin e paparashikueshëm amerikan.

Ceremonia e pritjes ka me nisë n’orën 13:30. Takimi ka m’u  zhvillue n’orën 14:30 dhe ka m’u pasue nga nji konferencë për media e cila ka m’u mbajt n’orën 16:15 minuta.