Trump me deklaratë sensacionale: Sugjeron SHBA’të me pranue aneksimin e Crimea nga Rusia

Kandidati republikan për President, Donald Trump ka sugjerue se SHBA duhet me pranue aneksimin e Crimea nga Rusia, në qoftë se kjo ka me çue në marrëdhanie ma të mira me Moskën dhe bashkëpunim ma të fuqishëm në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, transmeton Rrokum.TV.

Kjo pikëpamje asht në kundërshtim me administratën Obama, i cili ka imponue sanksione ekonomike ndaj Rusisë për aneksimin e territorit në Ukrainë dy vjet ma parë.

Kombet e Bashkueme, po ashtu, nuk dëshirojnë që vendet ta njohin Crimea’n si pjesë të Rusisë./Rrokum.TV