Trump me turne n’Azi për Korenë e Veriut

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Donlad Trump, ka me udhëtue në pesë shtete të Azisë në muejin Nandor, për me marrë pjesë në samite rajonale, bani të ditun Shtëpia e Bardhë.

Në turneun 11-ditësh, ai ka me vizitue Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut, Vjetnamin dhe Filipinet, si dhe më pas shtetin amerikan të Hawait.

“Angazhimet e presidentit kanë me rritë vendosmëninë ndërkombëtare për t’u përball me kërcënimin e Koresë së Veriut”, tha Shtëpia e Bardhë.

Koreja e Veriut dhe SHBA janë përfshi në nji retorikë të nxetë në muejt e fundit.

Pheniani ka kry provën e gjashtë bërthamore këtë muej, pamvarësisht ndalesës ndërkombëtare.

Shperndaje në: