Çka po kerkon Trump n’Ditën e Falenderimeve n’Amerikë!

Presidenti i zgjedhun amerikan Donald Trump, ka ba thirrje për unitet kombëtar në adresimin e tij për me shenue festën e Falënderimeve.

Ka ardh koha, tha ai, “që me i shërue ndamjet tona”, por shtoi se “tensionet thjesht nuk shërohen mbrenda natës”, shkruen BBC

Ma parë ai njoftoi për emnimin e dy grave në kabinetin e tij, dy prej të cilëve kanë qenë shumë kritike ndaj tij gjatë fushatës presidenciale.

Në fjalimin e tij  në Ditën e Falënderimeve,  Trump pranoi se ka ende idhnim edhe mbas fushatës zgjedhore.

“Kjo nuk kalon shpejt, për fat të keq, por kemi para nesh nji mundësi për me ba historinë së bashku për me sjellë ndryshim të vërtetë në Washington, sigurinë në qytetet tona”, u shpreh Trump.