Trump nënshkruen për ndalimin e transgjinorëve n’Ushtri

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkrue nji memorandum, përmes të cilit ka rivendos ndalimin e transgjinorëve në ushtri, masë kjo e aborgue nën Barack Obaman.

Memoja po ashtu ndalon përdorimin e fondeve qeveritare për operacionet e konfirmimit të gjinisë për personelin aktiv.

Por, Trump e la në duert e Sekretarit të mbrojtjes Jim Mattis, të vendosë nëse ka me mbajtë apo jo në shërbim rekrutët ekzistues transgjinorë.

Ndalimi që justifikohet me argumentin e kostos dhe problemet që transgjinorët shkaktojnë, përballet me nji sfidë ligjore të aktivistëve për të drejtat e transgjinorëve.

“Kjo politikë asht nji shuplakë e turpshme në fytyrë për njerëzit që kanë vënë jetët e tyne në rrezik për të mbrojt vendin tonë”, thonë aktivistët.