Trump nis me u ankue për humbjen e mundshme qysh tash

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump ka thanë se nëse humbë ndaj kandidatës demokrate Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale, e tanë fushata e tij kishte me qenë “nji humbje e tmerrshme”.

Tue folë për televizionin Fox News, Trump ka thanë se nji humbje eventuale të tij në zgjedhjet presidenciale, kishte me qenë e vështirë për të.

“Nëse nuk fitoj unë, kam me e konsiderue atë si nji humbje të madhe kohe, energjie, dhe pareve”, tha Trump, derisa kallxoi se ka shpenzue rreth 100 milionë dollarë nga xhepi i tij për fushatën elektorale.