Trump nuk don me fluturue me “Air force One”, por kush po e ndalon (foto-video)

Donald Trump duhet me i tha lamtumirë avionit të tij privat, për të paktën 4 vitet e ardhshme.

Presidenti i ri i SHBA’ve, kishte premtue se ka me zavendësue avionin presidencial, Air Force One me avionin e tij personal i cili asht emërtue “Trump Force One”, por nji funksionar i Shërbimeve Sekrete që ka për detyrë me mbrojë presidentin asht shpreh se asht gati e pamundum që të ndodhë kjo gja, shkruen Syri.net

Në fakt, avioni Presidencial “Air Force One”, asht i pajisun dhe i përshtatun për me mbrojt “Komandantin në Detyrë” dhe ka nji ekuipazh të Shërbimeve Sekrete që merret tanë jetën e tyne me këtë detyrë.

 

air-force-one

 

Ky avion ka nji veshje speciale metalike dhe që nuk shkatërrohet edhe nëse ndodh nji shpërthim bërthamor, asht në gjendje me durue edhe shpërthimet e raketave tokë-ajër dhe ka edhe nji sistem të sofistikuem që i lejon presidentit me marrë informacione të klasifikueme edhe kur asht në fluturim.

 

2-airforce-one

 

“E normalisht, avioni personal i Donald Trump nuk i ka këto masa ekstra dhe për ti instalue asht njo kosto shumë e madhe që duhet pague vetë”, ka thanë burimi për media amerikane.

“Askush nuk mundet me i tha presidentit se nuk mundet me ba diçka – shpjegon burimi – por ama stafi i tij i jep arsyet se pse diçka asht e pamundun që të funksionojë”.

Avioni Boing 757-200 i Donald Trump asht avioni i 8 ma i kushtueshëm në botë, mjet të cilin miliarderi e ka ble në vitin 2011 nga themeluesi i Microsoft Paul Allen.

Normalisht nji avion i tillë duhet me transportue 239 udhëtarë, por avioni i Trump transporton vetëm 43, mbas rimodelimit që i asht ba simbas “Stilit Trump”.

Avioni ka nji dhomë gjumi martesore, nji banjë me rubinetë prej ari 24 karatësh, nji sallë me hangër ushqimin,  dhoma për miqtë, disa ekrane të mëdha për me u argëtue me ma shumë se 1 mijë filma në dispozicion.

Të gjitha sendet që janë aty, janë të lara me ar 24 karatësh deri edhe te rripat e sigurimit.

Edhe avioni presidencial “Air Force One” ka nji dhomë gjumi, kuzhinë, zyrë dhe televiziorë që janë të lidhun me rrjetet kabllore e sigurisht që presidenti i zgjedhun duhet që ti nënshtrohet nji jetese ma të ndryshme se ajo që ban në “Trump Force One”.

 


Ky eshte avioni personal i Donald Trump by news-al