Trump nuk ndalet tue akuzue Clinton’in

Kandidati republikan për President, Donald Trump ka akuzue rivalen e tij Demokratike, Hillary Clinton, se asht “fanatike” raporton “BBC”.

Tue folë në nji tubim në Misisipi, ai tha se kundërshtarja e tij “i sheh njerëzit me ngjyrë veç si vota, jo si qenie njerëzore të denja për nji të ardhme ma të mirë”.

Madje, për me zgjanue elektoratin e tij drejt komunitetit të njerëzve me ngjyrë, Trump ka ba disa deklarata që bien ndesh me qëndrimet e tij të maparshme.

Veçanërisht ai la me u kuptue se nuk ishte ma pro largimit me forcë ushtarake të ma shumë se 11 milionë refugjatëve të paligjshëm që jetojnë në SHBA.