Trump përjeton disfatë në 2 shtete të randësishme

Kandidati Donald Trump, ka pësue dy humbje të randa në zgjedhjet partiake për nominim presidencial republikan, që u mbajtën mbramë në dy shtete.

Trump humbi në Washington D.C. dhe në Vajoming.

Në Washington fitoi senatori nga Florida, Marco Rubio, ndërsa Donald Trump ishte i treti me 13.8% të votave.

Raportohet se nga Washingtoni mbështetjen ma të madhe e kanë demokratët, ndërsa vetëm 6% e votuesve të regjistruem janë republikanë.

Në shtetin perëndimor Vajoming, senatori nga Teksasi Ted Cruz, i shkaktoi disfatë Trumpit tue i tubue 66.3% të votave. I dyti ishte Rubio me 19.5%, ndërsa Trump doli i treti me 7.2% të votave.