Trump prapë paralajmëron Kim’in

Presidenti, Donald Trump, paralajmëroi Korenë e Veriut të Martën se çdo opcion ushtarak i SHBA’ve kishte me qenë “shkatërrues” për Phenianin, por tha se përdorimi i forcës nuk asht opcioni i parë i Washingtonit për m’u marrë me programin e armëve balistike dhe bërthamore të vendit.

“Jemi plotësisht të pregaditun për opcionin e dytë, por s’asht nji opcion i preferuem”, tha Trump në nji konferencë për media të Shtëpisë së Bardhë, tue iu referue forcës ushtarake.

“Por, nëse vendosim për këtë mundësi, ka me qenë shkatërruese, mundem me ju thanë se ka me qenë shkatërruese për Korenë e Veriut. Ky quhet opcion ushtarak. Nëse na duhet ta ndërmarrim këtë hap, atëherë na kemi me ba këtë”, tha Trump.

Shperndaje në: