Trump pregaditet për luftë. Qe çfarë mesazhi i ka dërgue Koresë së Veriut, mbas lshimit të raketës

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump, ka qenë mjaft i qartë në përgjigjen e tij ndaj diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Trump e ka ba të qartë që çdo përpjekje e Koresë për me trembë botën dhe SHBA’të ka me marrë përgjigjen që meriton.

Simbas tij, krejt opcionet janë në tavolinë.

“Bota e mori të qartë mesazhin e fundit të Koresë së Veriut: ky regjim sinjalizoi përbuzjen për fqijtë e tij, për të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkueme dhe për standardet minimale të sjelljes së pranueshme ndërkombëtare. Veprimet kërcënuese dhe destabilizuese vetëm rritin izolimin e regjimit të Koresë së Veriut në rajon dhe mes të gjitha vendeve të botës”, deklaroi Trump.

Ndryshe, Korea e Veriut lshoi nji raketë, e cila fluturoi mbi Japoni dhe ra në Oqeanin Paqësor, tue shkaktue alarm mes zyrtarëve qeveritarë në Tokio dhe tue rritë ndjeshëm shqetësimet diplomatike rreth krizës mbi programin ushtarak të Phenianit.