Trump president. Qe sa miliardë dollarë humbi bota mbrenda ditës

Zgjedhjet presidenciale që çuen në fitoren e Donald Trump’it si president të Shteteve të Bashkueme të Amerikës ka dhezë shqetësime se plani i tij për stimulimin e rritjes ekonomike çoi në nji rritje të inflacionit, raporton “Bloomberg”.

Vlera e përgjithshme e tregut të obligacioneve në tanë botën asht ulë në 337 miliardë dollarë në vetëm nji ditë. Në tre ditët e fundit, vlera e tregut të bonove globale ka ‘rrëshqitë” deri në 692 miliardë dollarë, simbas bankës së Amerikës Merrill Lynch.

“Obligacionet aktualisht janë nji çashtje e caktueme”, tha tregtarja Bara Sheridan nga Banka e Montrealit në Londër, tue shtue se egziston shqetësimi se Trump dëshiron vetëmme shpenzue ma shumë pare.