Trump, qe çka thotë për terroristët dhe familjet e tyne!

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, ka theksu edhe nji herë se do të torturojë terroristët dhe do të vrasë familjet e tyne nëse zgjedhet president.

Tramp mori kritika të ashpra edhe nga vet kampi i tij për shkak të këtyne deklaratave të publikueme ma parë.

“Nuk do të harrojë kurrë 11 Shtatorin. Do të vë në dispozicion gjithë fuqinë time ligjore për arrestimin e armiqve terroristë. Jam i vetëdijshëm se SHBA’t janë të ndërlidhuna nga ligje dhe traktate dhe nuk do të kerkoja nga ana e ushtrisë ose zyrtarëve të tjerë të shkelnin ligjin”, thotë ai për “Wall Street Journal”.