Trump: Qe për sa ditë e shkatërroj ISIS’in!

Kandidati republikan për President në SHBA, asht shprehë se, nëse zgjedhet në krye të Shtëpisë së Bardhë, atëherë ka me ofrue nji plan për të shkatërrue ISIS’in në 20 ditët e para të punës së tij.

Ai ka deklarue se ka me i zgjanue tana fushat e ushtrisë amerikane në qoftë se fiton zgjedhjet presidenciale në Nandor, si dhe ka thanë që dëshiron ma shumë marinsa e ushtarë, si dhe ma shumë aeroplanë dhe anije.