Trump reagon mbas skandalit të lidhjeve me Rusinë, çka thotë për djalin e tij

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Donald Trump, tha se nuk e ka dit se djali i tij, Donald Trump Jr., asht takue me nji avokate ruse, gjatë fushatës presidenciale.

Trump Jr. publikoi disa e-maile këtë javë, të cilat tregojnë se ai ka pranue nji ofertë për me takue Natalya Veselnitskayan, për të cilën i asht thanë se asht avokate e Qeverisë ruse dhe posedon material damtues për ish-kandidaten demokrate për Presidente, Hillary Clinton.

Tue folë në nji intervistë për agjencinë Reuters, Presidenti Trump tha se nuk e fajëson djalin e tij.

“Mendoj se shumë njerëz do ta mbanin nji takim të tillë”, tha Trump, raporton Rel.

E-mailet e Trump Jr. janë prova ma konkrete deri tash që tregon se zyrtarët e fushatës Trump mund të kenë qenë të gatshëm me pranue ndihmën ruse për me i fitue zgjedhjet e vitit të kalueme.

Takimi i Trump Jr. ka ngrit dyshime nëse ai ka shkel nji ligj të SHBA’ve, i cili i ndalon kandidatët të pranojë përfitime nga nji qeveri e huej.