Trump sfidon Clinton: Të bajmë testin e drogës para debatit

Kandidati republikan për President të SHBA’ve, Donald Trump, ka akuzue rivalen Hillary Clinton se kishte qenë “pak si shumë e fryme” gjatë debatit të tyne të fundit, tue thanë se ata që të dy duhet me ba testin e drogës para debatit tjetër, shkruen BBC.

Ai gjithashtu tha se, gara presidenciale po dokej si nji “zgjedhje e manipulueme”.

Komentet erdhën në prag të publikimit të nji regjistrimi të ri, në të cilin ai bante komente të marrueme, që shkaktuen nji varg akuzash për dhunë seksuale. Simbas sondazheve, Trump po humbë terren në disa prej shteteve kryesore.

Trump ishte tue folë në nji miting në New Hampshire, kur tha se zoja Clinton kishte qënë “shumë energjike”, si e pompueme, që nga fillimi deri në fund të debatit, por kur mbaruen, menxi shkoi deri te kerri i saj.

“Na duhet me i ba analizat e drogës,” tha ai, por nuk dha ndonji provë për të mbështetë pretendimin e tij.