Trump: SHBA–Turqi, ma afër se kurrë ma parë. Erdogan asht miku im

“Marrëdhaniet mes ShBA’ve dhe Turqisë janë ma të afërta se kurrë…Presidenti Erdogan asht tashma nji mik i imi”.

Kështu citohet të jetë shprehë presidenti amerikan, Donald Trump, mbas nji takimi me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkueme në New York.

Simbas Trump, Erdogan duhet vlerësue, sepse asht në drejtim të nji vendi që ndodhet në nji zonë shumë të vështirë të botës.

Gazeta turke “Hurriyet” vërente në raportimin e vet se këto konsiderata të presidentit amerikan kontrastojnë thellë me konfliktet e shumëfishta aktuale mes të dyja vendeve.

“Nga ana e vet, Erdogan iu referue Trump’it si “miku im Donald”, shkruen gazeta. Edhe në deklaratën e presidencës turke theksohet klima e mirë e takimit si dhe dakordësia mes dy presidentëve me kundërshtue referendumin kurd që asht propozue nga Qeveria Autonome e Kurdistanit në Irak.

Shperndaje në: