Trump takohet me Erdogan, kjo asht deklarata e tij

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump, në konferencën për media në Shtëpinë e Bardhë mbas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thanë se pret me padurim me bashkëpunue me homologun turk Erdogan në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe për me luftue kundër rreziqeve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pres me padurim me bashkëpunue me presidentin Erdogan në arritjen e paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme, në luftën kundër rreziqeve të përbashkëta dhe për nji të ardhme dinjitoze për tanë njerëzimin”, ka thanë presidenti amerikan Trump.

Trump ka theksue se SHBA ka me ofrue mbështetje për Turqinë në luftën kundër grupeve terroriste.

“Populli turk në vitet dhe kohët e fundit asht përballë me sulme të tmerrshme terroriste. Na ndaj të prekunve nga këto sulme shprehim ngushëllimet tona dhe për popullin turk ofrojmë mbështetjen tonë. Japim mbështetje për Turqinë në luftën kundër grupeve terroriste si PKK, DEASH dhe i ofrojmë siguri në çashtjen për mos me i lanë hapsinë sigurie ndaj grupeve terroriste”, ka deklarue Trump.

Ndër të tjera, Trump asht shprehë se, “Dëshirojmë me i forcue lidhjet tona ekonomike dhe tregtare me Turqinë. Këto janë fusha, të cilat marrëdhaniet tona mund t’i rindërtojmë në mënyrë që të jenë në interesin e të dy vendeve”.