Trump takon kryeministrin japonez, kush bje në sy në takimin e tyne! (foto-video)

Donald Trump ka pasë takimin e parë ballë për ballë me nji funksionar të huej, kur u takue me kryeministrin japonez Shinzo Abe – ku të pranishëm ishin edhe çika e tij Ivanka së bashku me burrin e saj Jared Kushner, gjithashtu.

“Si rezultat i diskutimeve të sotme, unë jam i bindun se Trump asht nji lider në të cilin unë mund të kemë besim të madh”, citohet të ketë thanë Abe, vendi i të cilit u trondit nga disa prej premtimeve zgjedhore të Trump.

Ai e pershkroi atmosferën si të ‘ngrohtë’.

Por, siç shkruejnë mediat e hueja, pikërisht ajo që u diskutue në bisedën 90-minutëshe mbetet e panjohun – si dhe roli i Ivankas dhe burrit të saj Kushner në takim.

 “Pa besim midis dy kombeve, aleanca jonë kurrë nuk ka me funksionue në t’ardhmen”, u ka thanë Shinzo Abe mediave, mbas takimit.
2-abe-trump
3-abe-trump
4-abe-trump
5-abe-trump