Trump tash sulmon gruen e Obama’s!

Kandidati republikan për president të SHBA’ve, Donald Trump, ka sulmue Zojën e Parë, Michelle Obama, tue thanë se “gjithcka që ajo ka me ba asht fushata” për rivalen e tij.

Ai po ashtu ka akuzue Zojën e parë se ka sulmue Hillary Clinton më 2007, tue e cilësue si të papërshtatshme për me drejtue Shtëpinë e Bardhë. Kjo asht mohue nga drejtuesit e fushatës së Obama’s.

Ndërsa, Clinton ka akuzue Trump se paraqet kercënim për demokracinë, sidomos nëse nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve.

 “Na e dimë dallimin mes lidershipit dhe diktaturës dhe bartja paqësore e pushtetit asht pika ku ndahen këto të dyja”, tha ajo në Cleveland, Ohio.

“Donald Trump nuk ka pranue me thanë nëse ka me respektue rezultatin e zgjedhjeve. Me këtë ai ka kërcënue demokracinë”.

Në nji tubim me mbështetësit e tij në North Carolina, Trump u pati thanë mbështetësve se e sheh sa shumë “Michelle Obama e pëlqen Hillaryn”.