Trump: Unë e fitova edhe votën popullore, por miliona njerëz votuen jashtëligjshëm!

Presidenti i sapozgjedhun amerikan, Donald Trump, ka thanë se nëse votat e miliona njerëz, për të cilët pohon se votuen jashtëligjshëm më 8 Nandor, kanë me u zbritë, atëherë ai do t’ishte fitues edhe i votës popullore, jo vetëm i kolegjit zgjedhor.

Republikani, i cili fitoi krejt votat e randësishme të kolegjit, nuk ofroi deshmi për me mbështetë pohimin rreth votës popullore.

Demokratja Hillary Clinton i ka fitue rreth dy milionë vota popullore ma shumë se Donald Trump.

Por, Trump fitoi ma shumë se 270 vota elektorale të nevojshme për me u ba president i SHBA’ve.

Ndërkohë, Trump ka shkrue në Twitter: “Përveç se kam fitue kolegjin elektoral me nji lum votash, unë e kam fitue edhe votën popullore, nëse i zbresim votat e miliona njerëzve që votuen jashtëligjshëm.”

 

trumtwett