Trump: Veç në këtë mënyrë mundet me fitue Hillary

Fushata Presidenciale e SHBA’ve doket se asht ba ma e ashpër mbasi kandidatët po ushtrojmë presion në “bastionet” e partive, të cilat, sidomos kandidati Republikan Donald Trump, i konsideron si të “sigurta”.

Trump deklaroi të Premten se kishte veç nji mënyrë për të humbë shtetin e Pensylvania dhe kjo ndodh veç nëse bahen manipulime gjatë votimit.

“Na kemi me pa se çka ka me ndodhë në Pensylvania…Kemi me vëzhgue në gjitha pikat e votimit që të sigurohemi që njerëzit nuk vijnë të votojnë 5 herë, tha ai në nji miting në Pensylvania – E vetmja mënyrë që na mundemi me humbë, simbas mendimit tim… dhe unë e besoj vërtetë këtë që ka me thanë tash, asht që mashtrimet dhe manipulimet në Pensylvania të vazhdojnë”.

Trump ka thanë se udhëheqësit Republikanë ”janë shumë të shqetësuem” për mundësitë e mashtrimit tue shtue se ata kanë me zbatue ligjin dhe kanë me vnue në lëvizje të gjithë ekspertët e ligjit dhe shefat e policisë për me vëzhgue procesin.