Trump viziton sot për herë të parë Shtëpinë e Bardhë si President

Donald Trump ka me zhvillue, të Ejten (sot), vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhe, mbasi që ka fitue zgjedhjet presidenciale të SHBA’ve, me ftesë të presidentit Barack Obama.

Disa orë mbasi Trump fitoi garën presidenciale ndaj rivales demokrate Hillary Clinton, përkundër tana pritjeve, Obama premtoi me hap rrugën për nji tranzicion të qetë të pushtetit, përkundër “dallimeve të theksueme”.