Trump vjen me nji kërcënim serioz edhe për Venezuelen

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklarue se nuk hedh poshtë mundësinë e opcionit ushtarak për Venezuelën, si përgjigje ndaj eskalimit të situatës politike në këtë vend.

“Kemi shumë opcione për Venezuelën, përfshi edhe opcionin potencial ushtarak nëse kishte me qenë e nevojshme. Kemi trupa në krejt botën dhe në vendet, të cilat janë në largësi.

Venezuela nuk asht aq larg dhe njerëzit atje po vuejnë dhe po vdesin”, ju ka thanë Trump mediave në New Jersey.