Trump vjen me nji tjetër paralajmërim për Korenë Veriore

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi Korenë e Veriut se duhet me qenë shumë nervoze, nëse ban diçka kundër Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Në nji koment për mediat, Trump tha se, ndoshta paralajmërimi i tij i maparshëm për “zjarr dhe furi” nuk ishte i mjaftueshëm, kështu që vendosi m’i dërgue nji tjetër mesazh regjimit koreano-verior.

Ky i fundit, simbas Trump, ka me pasë telashe si pak kombe në histori, nëse nuk mbledh veten.

Komentet e Trump u banë mbasi Korea e Veriut lajmëroi se kishte planifikue me i lshue 4 raketa, që kanë me ra në det pranë territorit amerikan të Guamit.