Trump zgjanon ndalimin: As qytetarët nga këto 3 vende nuk kanë m’u lejue me hy në SHBA

Shtetet e Bashkueme kanë zgjanue ndalimin e udhëtarëve, tue përfshi kështu qytetarët nga Korea e Veriut, Venezuela dhe Chadi.

Shtëpia e Bardhë tha se kufizimet pasojnë nji shkëmbim informacioni me qeveritë e hueja.

Donald Trump lshoi nji deklaratë presidenciale, të Diellën, ku njoftonte ndryshime.

“Mbajtja e Amerikës së sigurt asht prioriteti im numër nji. Na nuk kemi me pranue në vendin tonë, njerëz që nuk paraqesin siguri”, tha Trump.

Shperndaje në: