Trump zgjedh guvernatoren e Karolinës Jugore për ambasadore n’OKB

Presidenti i zgjedhun i SHBA’ve, Donald Trump, ka zgjedh guvernatoren e Karolinës Jugore, Nikki Haley, vajzën e nji imigranti nga India, e cila ka pak përvojë nderkombëtare, me qenë ambasadore e SHBA’ve në OKB, ka njoftue AP bazue në shkrimet e mediave amerikane.

Guvernatorja, 44 vjeçare, e ka pranue ofertën, kanë ba të ditun burime të paemnueme të nji gazete lokale në Carolinën Jugore.

Përzgjedhja e Haley, që mishëron tolerancën, mund të ketë për qëllim zbutjen e komenteve të debatueshme të Trump’it për imigrantët dhe pakicat, si dhe akuzave për seksizëm gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 8 Nandorit, kur e mundi rivalen demokrate, Hillary Clinton.

Haley, që vitin e kalum nënshkroi ligjin për largimin e flamurit të Konfederatës nga ndërtesa e administratës në Karolinën Jugore, ka kritikue Trumpin gjatë fushatës së zgjedhjeve paraprake republikane, për mos ngritjen e zanit ma fuqishëm kundër supremacistëve të bardhë.

Flamuri i Luftës Civile, nji emblemë e Amerikës Jugore, ka qenë i ndërlidhun për nji kohë të gjatë me skllavninë.

Haley mbështeti rivalët e Trump’it në zgjedhjet paraprake para se me deklarue muejin e kaluem se ka me votue për Trump’in perkundër rezervave që kishte për karakterin e tij.

Trump, pritet me marrë detyrën në Kallnor të vitit t’ardhshëm.