Truproje apo mjek? Kush asht burri misterioz i cili për asnji moment nuk i ndahet Hillary Clinton’it

Kandidaten për presidente të Shteteve të Bashkuene nga radhët e Demokratëve, Hillary Clinton, vazhdimisht i rrin mbrapa nji burrë misterioz, për të cilin shumë spekulojnë se asht mjeku i saj.

Afrikano-amerikani shtatnaltë, i cili shfaqet pranë Clinton gjatë çdo paraqitje të saj publike, duket si të ishte mjeku i saj, por ndoshta ai ka edhe ndonji rol tjetër, shkruen Telegrafi.

Për Hillaryn shumë thonë se ajo ka pësue sulm në tru ose mund të ketë ndonji sëmundje të randë, ku simptomat e kësaj sëmundje ngjasojnë me ato të epilepsisë.