Tubohen me qinda maqedon me protestue kunder shqiptareve

Qinda protestues maqedonas kanë protestu para Ministrisë së Mbrendshme në Shkup dhe kanë kërku dorëheqjen e ministrit Oliver Spasovski, të cilin e akuzojnë se nuk ka ndërmarrë asgja për me mbrojte bazamentin e kryqit në komunën e Butelit, që u shkatërru nga zyrtarët e partisë shqiptare BDI.
“Na nuk kemi shkatërru asnji simbol të shqiptarëve dhe kjo nuk asht dobësi e jona. Nuk do të lejojmë që vazhdimisht të provokohet durimi i shtetit dhe shumicës. Gjithçka ka kufi, ndaj dhe kërkojmë nga ministri Spasovski të mos e provokojë durimin e popullsisë shumicë”, deklaron Todor Petrov, kryetar i Kongresit Botnor Maqedonas.
Në protestën e thirrun nga organizata nacionaliste ‘Kongresit Botnor Maqedonas’ dhe të mbështetun nga zyrtarë të naltë të VMRO-DPMNE, janë këndu edhe kangë nacionaliste me përmbajtje antishqiptare.
“Na pret luftë, luftë për liri. Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuem se emni ‘Maqedoni’ nuk do të zhduket. Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuem se emni ‘Maqedoni’ nuk do të zhduket. Maqedonia e pastër, Maqedonia e pastër!”, ishin disa nga vargjet e kangëve.