Tubohen turqit qe e mbeshtesin Erdoganin në Gjermani

Mija turq që jetojnë në vendet e Europës janë mbledh në Cologne të Gjermanisë, ku sot ka me u mbajt tubimi i Demokracisë kundër grusht shtetit në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizator i tubimit asht Platforma për Demokraci kundër grusht shtetit.

Tubimi ka me fillue n’ora 15:00 me interpretimin e himnit të Turqisë dhe Gjermanisë.
Në fillim të tubimit asht planifikue me u mbajt nji minutë heshtje për viktimat e tentativës së grusht shtetit të cilin u përpoq me krye grupi i ushtarëve të lidhun me organizatën terroriste FETO, por edhe për sulmet në Paris dhe Mynich.

Në tubimin të cilin e mbështesin afro 100 shoqata ka me u lexue edhe deklarata e përbashkët në gjuhën gjermane dhe turke.

Krahas kësaj asht parapa edhe leximi i emnave të deshmorëve ndërsa në mënyrën e duhun kanë me u kujtue edhe viktimat në sulmin në Ansbach të Gjermanisë.

Asht planifkue edhe program muzikor, fjalim të folësit dhe leximin e deklaratës së perbashkët të Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë.