Tue e ba punën zyrtare, polici sulmohet nga 2 persona e bahet pë spital

Nji zyrtar i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, asht detyrue me kërkue tretman mjekësor mbas sulmit fizik që ka pësue gjatë kryemjes së detyrës zyrtare.

Ai ka qenë cak sulmi i dy personave të dyshuem, të cilët janë arrestue dhe janë dërgue në mbajtje.

Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi qe te njëjtit kane sulmuar fizikisht zyrtaret policor me qrast njeri prej tyre pëson lëndime trupore dhe i njëjti pranon tretman mjekësor“, njofton Policia.

Me urdhër te prokurorit te dyshuarit janë dërguar në mbajtje“, thuhet tutje në njoftim.

Incidenti ka ndodh në rrugën Shemsi Ahmeti, te Shtunen rreth orës 15:30.

Policia e Kosovës njofton se në 24 orët e fundit ka arrestue 24 persona të dyshue për kryemjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shënue edhe 31 aksidente trafiku.