Tue kcy e me tupana, qe qysh shkojnë me votue n’Skenderaj (video)

Vendvotimet në Kosovë janë hapë që rreth 5 orësh me rreth 8.5 përqind pjesëmarrje të qytetarëve në zgjedhjet e sotme nacionale.

Procesi i votimit në Skënderaj asht shoqnue me nji atmosferë jo edhe aq të zakontë.

Aty qytetarët kanë shkue drejt kutive të votimit tue kcy e me tupan.

Siç edhe mundeni me pa në video, mes tyne mbretnon nji atmosferë festive dhe e zhurmshme, ku edhe ndigjohen zanat e disa prej qytetarëve derisa komentojnë parti të caktueme.