“Tung Donald, na jemi muslimanë, mirë se vjen në xhaminë tonë!”

Muslimanët në Skoci i kanë ba ftesë Donald Trump’it që me vizitue nji xhami dhe me mësue rreth besimit të tyne gjatë vizitës së tij në Skoci këtë muej, me shpresë se ka me ja ndryshue pikëpamjet për muslimanët.

I nominuem si republikan i supozuem për President të SHBA’ve, nana e të cilit ishte skoceze, propozoi vitin e kaluem nji ndalim të përkohshëm kundër hymjes së muslimanëve në Shtetet e Bashkueme, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve islamike në Paris dhe California, tue shkaktue kështu tërbim në Europë.

Tue pranue vizitën për me mësue për komunitetin musliman mundet me ndihmue që me u kallxue se ai nuk asht ekstrem, ka thanë për Reuters, Imami i xhamisë qendrore të Edinburg’ut, Yayha Barry.

“Kisha me i thanë: Tung Donald, na jemi muslimanë, mirë se vjen në xhaminë tonë! A i kqyrë ende muslimanët si kërcënim për civilizimin perendimor?” tha ai.