Turqi, 1 i vdekun dhe 40 të plagosun mbasi policia turke kishte arrestue politikanët kurdë

Të paktën nji person ka humbë jetën dhe 40 janë plagosë mbas nji shpërthimi, i cili ka ndodhë sot në nji nga lagjet kryesore të Dijarbakir, qytetit ma te madh juglindor të vendit, në të cilin pjesa ma e madhe e banorëve janë kurdë.

Shumë ambulanca dhe ekipe të ndihmës së shpejte u mblodhën menjiherë në vendngjarje.

Ma herët, policia turke për shkak të nji hetimi për terrorizmin, kishte arrestue 11 ligjvanës te grupimit pro-kurd të parlamentit, ndër të cilët edhe liderët e Partisë Demokratike Popullore, grupimi i dytë ma i madh opozitar në vend, shkruen britanikja Express

bomb-hits-turkey-728648