Turqi, 8 të vramë dhe mbi 100 të plagosun nga sulmi me kerr-bombë

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirin, tha se nga nji sulm me kerr – bombë në qytetin me popullatë shumicë kurde, Dijarbakir, janë vra tetë vetë dhe plagosun ma se 100 të tjerë.
 Ai matutje ka theksue se nji pjesëtar i dyshuem i Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), po ashtu, asht vrarë nga shpërthimi në këtë qytet juglindor, që ndodhi sot herët në mëngjes, afër nji kapaciteti të policisë.

Sulmi u ba disa orë mbasi autoritetet e Turqisë i kanë arrestue 11 ligjvanës nga Partia Demokratike Popullore, që asht pro-kurde.

Në mesin e të arrestuemve janë liderët e kësaj partie, Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag.

Kjo parti, për të parën herë ka hy në parlamentin e Turqisë vitin e kaluem, tue u ba partia e tretë ma e madhe në Turqi.

Turqia pretendon se kjo parti ka lidhje me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që asht jashtëligjore në Turqi.

Por Partia Demokratike Popullore i ka hedh poshtë pretendimet e qeverisë për lidhje me PKK’n.

Turqia mbetet nën masat e gjendjes së jashtëzakonshme të zbatueme prej muejit Korrik, mbas puçit të deshtuem.