Turqi, arrestohen tre ish diplomatë të rangut të naltë lidhun me grushtin e shtetit

Nji gjykatë e Ankara’s arrestoi sot tre ish-diplomatë turq, të rangut të naltë, të akuzuem për lidhje me grushtin e dështuem të shtetit më 15 Korrik. Në mesin e tyne asht nji ish-këshilltar i ish-presidentit Abdullah Gül, raportoi agjencia turke e lajmeve Anadoll.

Gurcan Balik, Ali Findik dhe Tuncay Babali ndodhen në burg në pritje të procesit gjyqësor.

Ata dyshohen për lidhje me predikuesin Fethullah Gülen, i akuzuem për orkestrimin e grushtshtetit.