Turqi, arrestohet vëllau i Fethullah Gulen

Policia turke raportohet se e ka arrestue vëllaun e Fethullah Gulenit, derisa qeveria e Erdoganit po vazhdon me spastrimin e mbështetësve të klerikut në mërgim mbas grusht shtetit të dështuem, shkruen Independent.

Qutbadin Gulen u arrestue në Turqinë jugore mbi dyshimet për përfshimje në grusht-shtetin e Korrikut në Ankara dhe Stamboll.

Mbas dështimit të kryengritjes, ku u vranë 265 njerëz, Erdogan spastroi forcat e armatosuna, policinë dhe nëpunësit civilë të “Gulenistëve”, mbasi pretendoi se Fethullah Gulen ishte organizator i komplotit.